Opinonisti dhe profesori nga Amerika, Binak Maxharraj përmes një shkrimi në facebok ka reaguar në lidhje me deklaratën e fundit të u bë nga kryetarit i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili kërkoi bashkimin e shqiptarëve dhe serbëve.
Maxharraj thotë se nuk duhet asesi të lejohet një gjë e tillë nga shqiptarët, pasi serbët kanë kryer gjenocid në Kosovë dhe e njejta nuk mund të kalohet si pa asgjë.
Tutje ai përmend ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi duke thënë se i ka shkuar Serbisë për shtati duke e dëmtuar kështu mjaftë rëndë vendin dhe mos harruar faljen e Çakorrit që e bëri në bashkëpunim me Mustafën dhe Haradinajn.
Mirëpo profesori thotë se për këtë pajtim ishin dakord edhe Mustafa e Haradinaj, por që e njejta nuk duhet asesi të ndodhë pasi një pajtim i tillë do të thotë të shkelësh mbi gjakun e dëshmorëve.
Për tu pajtuar me Serbin së pari duhet të pastrohet e kaluara e saj kriminale dhe gjenocida ndaj popullit shqiptar, shton më tej opinonisti.
Shkrimi i plotë:
Ne shqiptarët kështu çfarë jemi ashtu edhe punët i kemi tarabosh në të gjitha anët. Historikisht kur nuk qenë të bashkuar mes vete, e as më pak të unifikuar në vendime e në qendrime për fatin e kombit,sepse historikisht gjithmonë del dikush, ndonjë lider i cili nuk pajtohej pse ashtu ai mendonte apo ishte i shitur.Dikur kishte ndasi midis fiseve, bajraktarët e fisëve jo rrallë ishin të hasmuar mes vete për prestigjë, ndodhte që të kemi edhe ngatërresa e bile edhe luftëra mes vetë.Dhe mu për këtë arsye gjithmonë armiku na ka shkelë, na ka përzanë nga trojet tona, na ka shpërngulë me dhunë.
Nga ana tjetër edhe liderët e Kosovës qe 20 vite janë pikë e pesë me njëri-tjetrin, aq shumë e injorohen saqë don edhe sytë më ja nxjerrë njëri-tjetrit. Në këtë drejtim më së largu ka shkuar Hashim Thaçi i cili për të gjitha këto 20 vite e konsideronte vetën si me qenë pronar i Kosovës, bënte dhe vepronte çfarë të dojë për interesin e tij personal, pa i përfillë institucionet tjera të shtetit.
Hashim Thaçi me vetë iniciativ e shkatërroi të terë ekonominë përmes privatizimit të asetëve shtetërore gati falas, e qiti në dy gjunjë ekonominë,arsimin dhe shëndetësin i bëri si paçavra të pavlera.Ky njeri u lidhë edhe me strukturat e sigurimëvë të jashtme pro serbe-ruse në dëm të Kosovës. Për dy vite ky njeri pasiqë e “rahatoi”shitjen e Çakorrit me Mustafën e Haradinaj nuk la gur pa lëvizë si brenda dhe jashtë vendit e deri ne Amerikë për të bërë pazare me teritorin e Kosovës përmes coptimit,shkëmbimit apo korigjimit të kufijëve në dobi të Serbisë, sepse ky njeri ishte i shantazhuar dhe i zënë rob nga Serbia që të punoj për interesat e Serbisë e jo të Kosovës. Këtë më së miri e tregoi sjellja e tij gjatë dialogut 10 vjeçar me Serbinë ku doli humbësi më i madh sepse ky njeri nuk pati kurajon e as guximin të bëjë një kërkesë në dobi të Kosovës ani pse e drejta ishte në anën e tij e jo të Vuçiqit.
Për pajtim me Serbinë haptas janë deklaruar më herët edhe Ramush Haradinaj, Isa Mustafa e të tjerë, si kundërvlerë e njohjës së Kosovës nga Serbia. Pra,thjeshtë liderët tanë e shkelën gjakun e dëshmorëve, krimet dhe gjenocidin si dhe nuk kërkojnë llogari nga Serbia për të kaluarën e saj të përgjakshme ndaj shqiptarëve, sespe historikisht dihet se pa u pastruar e kaluara nuk mund të ndërtohet e ardhmja. Por edhe lideri pro serbo-maqedonas Ali Ahmeti këto ditë deklaroi haptas pa fije turpi se shqiptarët e Kosovës duhet të pajtohen me Serbinë pa kurrfarë kushti i cili iu ngjitë vallës së liderëve të Shqipërisë dhe Kosovës për pajtim me Serbinë.
Për tu pajtuar me Serbinë së pari duhet të pastrohet e kaluara e saj kriminale dhe gjenocida ndaj popullit shqiptar.Nuk guxojmë të pajtohemi edhe formalisht më Serbinë sa për një njohje duke lënë hipoteka të pa shërueshme ndaj së kaluarës.