Detaje për shtatzënën 36 vjeçare që vdiq nga Covid-19, shpëtohet foshnja

Aktuale

Detaje për shtatzënën 36 vjeçare që vdiq nga Covid-19, shpëtohet foshnja

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 22:28
Foto ilustrim

Një 36 vjeçare e prekur nga koronavirusi vdiq pas dy ditëve që solli në jetë vajzën e saj.

Sipas bashkëshortit të viktimës, Jeton Nimani nga Banja e Pejës së Istogut, gruaja e tij Vera Shotanaj u infektua me virus në një aheng familjar, e cila nuk ishte e vaksinuar me asnjë dozë të vetme.

Derisa i njëjti thotë se është penduar shumë që nuk është imunizuar bashkëshortja e tij.

Ndonëse 36 vjeçarja nuk ia doli, foshnja po trajtohet në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK, e cila është në një gjendje stabile.

E, pos kësaj foshnje, viktima nga COVID-19 ka lënë pas vetes edhe gjashtë fëmijë tjerë të vegjël dhe me kushte jo të mira ekonomike.

Sipas kryefamiljarit në këtë shtëpi jetojnë me qira dhe pas kësaj situate më nuk dinë se nga t’ia mbajë, teksa ka një lutje për të gjithë vullnetmirët që ta ndihmojë sado pak ndokush në rrethanat në të cilat gjendet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat