Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, e ka quajtur “tragjedi kombëtare” bilancin me 300 qytetarë të vdekur në dy javët e fundit si pasojë e Koronavirusit.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës po vepron sikur të mos ndodhte asgjë rreth saj dhe se dhembushuria e kryeministrit nuk po duket askund, përcjell Bota sot.
Hamiti ka ngushëlluar familjarët e viktimave.
Reagimi i tij në Facebook:
300 kosovarë vdiqën prej Covidi në dy javët e fundit. Bilanc lufte. Tragjedi kombëtare!
Qeveria e Kosovës vazhdon marshin ‘krejt dhe drejt’ - e përbashkuar rreth #VV-së - sikur të mos ndodhte asgjë rreth saj. Ku është përgjegjësia e saj? Ku është dhembshuria njerëzore e kryeministrit dhe e ministrave? Askund!
Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve e miqve të njerëzve që humbëm këto ditë e javë tragjike për gjithë popullin e Kosovës!