Sërish numër i lartë i viktimave me Covid-19, bien lehtë rastet e reja

Aktuale

Sërish numër i lartë i viktimave me Covid-19, bien lehtë rastet e reja

Nga: A.Zh Më: 5 shtator 2021 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Edhe 24 persona kanë vdekur si pasojë e Koronavirusit në Kosovës.

Siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 890 raste të reja pozitive, ndërsa janë shëruar 1.712 qytetarë, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë:

05 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.526 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 922.623 doza të vaksinës.

Deri më sot 307.467 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 10.614 testime, 890 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.712 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852.

Në total numri i rasteve aktive është 26.688.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat