Kjo është mosha e 24 viktimave të reja nga Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Kjo është mosha e 24 viktimave të reja nga Covid-19 në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 5 shtator 2021 Në ora: 15:35
QKUK

24 persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Koronavirus.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, 13 prej viktimave ishin të gjinisë femëore, ndërsa 11 ishin meshkuj.

MSH ka publikuar edhe moshën e të vdekurve, ku grupmosha më e prekur në ditën e fundit është 30-69 vjet, me 10 raste, përcjell Bota sot.

Image
Statistikat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë

7 persona ishin të moshës 70-79 vjet, 3 ishin me mbi 80 vjet, 2 të moshës 50-59 vjet, ndërsa nga një rast ishin të moshave 30-39 dhe një foshnje tre ditëshe.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 890 raste të reja pozitive, ndërsa janë shëruar 1.712 qytetarë./BS

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat