Profesori universitar, Enver Bytyçi ka reaguar sërish në lidhje me qëndrimet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama karshi zhvillimeve politike në Ballkan.
Bytyçi në një postim në rrjetin social Facebook u shpreh se Rama po kërkon që t'i dërgojë shqiptarët në konflikt të pashmangshëm me armiqtë e kombit tonë në Beograd.
“Si asnjëherë tjetër në historinë tonë ai, pra Edi Rama, kërkon që t'i çojë shqiptarët në konflikt të pashmangshëm me armiqtë e kombit tonë në Beograd ose në godinën kryeministrore të Shqipërisë!
Fundi i kësaj loje të pistë që ai luan do të jetë lufta!”, deklaroi profesor Bytyçi, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Ne fakt Arber Zaimi dhe Vetevendosje, madje te gjithe ne e dime se Edi Rama nuk eshte bashkuar me Aleksander Vuçiq per te shit bostan e domate.
Nga ana tjeter nuk eshte e vertete se kryeministri i Shqiperise nuk i kuptoka zhvillimet ne Ballkan. Si asnjehere tjeter ne historine tone ai, pra Edi Rama, kerkon qe t'i coje shqiptaret ne konflikt te pashmangshem me armiqte e kombit tone ne Beograd ose ne godinen kryeministrore te Shqiperise!
Fundi i kesaj loje te piste qe ai luan do te jete lufta!