Politikani dhe ambasadori i Gjermnisë në Kinë, Jan Hecker ka ndërruar jetë.
Vdekja e tij po cilësohet si humbje e madhe për Kosovën.
Kështu ka shkruar lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili i ka shprehur ngushëllim Kancelares gjermane Angela Merkel.
Haradinaj në një postim në facebook, thotë se me Hecker ka bashkëpunuar për së afërmi.
Postimi i plotë:
Me dhembje të madhe mora lajmin për vdekjen e Ambasadorit të Gjermanisë në Kinë, Prof. Jan Hecker.
Me ish-këshilltarin e Kancelares Merkel, kemi bashkëpunuar për së afërmi dhe vdekja e tij pos për Gjermaninë është humbje edhe për Kosovën.
Në këto çaste të rënda ndajmë dhembjen me familjen e të ndjerit, Kancelaren Merkel dhe Gjermaninë.
RH
![Image](/media/botasot.info/images/2021/September/06/auto_241401568_2976210132503381_4904699896247992172_n1630909552.jpg)