Kryetari dhe deputetit i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar me rastin e vdekjes se këshilltarit të Kancelares gjermane Merkel, Jan Hecker.
Pacolli i ka shprehur ngushëllimet për Jan Hecker, i cili ushtronte funksionin e këshilltarit për politikën e jashtme të Kancelares Merkel, përmes një postimi në rrjetin social Facebook dhe njëherësh ka ndarë disa fotografi më të.
"Ky ishte këshilltari për politikë të jashtme i Kancelares Merkel,
Dr.Jan Hecker i cili paska vdekur.
Kam pasur fatin të ndaj kohë dhe biseda të rëndësishme për reformat, rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE dhe kordinimin e implementimit te agjendës tonë si shtet.
Vdekja e hershme e tij është humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij dhe shtetin gjerman por edhe për Kosovën.
Ngushëllime familjes dhe shtetit gjerman", shkruan Pacolli.