Sot pritet të arrijnë në Kosovë mijëra vaksina anti-COVID të kompanisë “Pfizer”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se sot do të mbërrijnë edhe 53.000 doza të Pfizerit si pjesë e kontratës së kësaj kompanie me MSH-në.
“Po sot pritet të vijnë. Janë nga kontrata MSH-Pfizer”, tha ai.
Ndryshe Kosova në total ka administruar 922.623 doza të vaksinës anti-COVID.