​Qytetarët e vaksinuar edhe me dozën e dytë antiCOVID bëjnë thirrje për vaksinim: Mos keni frikë

Aktuale

​Qytetarët e vaksinuar edhe me dozën e dytë antiCOVID bëjnë thirrje për vaksinim: Mos keni frikë

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

​Qytetarët e vaksinuar edhe me dozën e dytë antiCOVID bëjnë thirrje për vaksinim: Mos keni frikë

Rritja e numrit të rasteve të vdekjeve por edhe atyre pozitive me COVID-19 ka bërë që shumë qytetarë të marrin vaksinën antiCOVID-19.

Qytetarë të shumtë u panë edhe gjatë së hënës në qendrën e vaksinimit tek salla “1 Tetori” në Prishtinë. Thuajse secili nga ta tashmë kishin marrë dozën e dytë të vaksinës antiCOVID-19.

Ata kanë bërë thirrje për vaksinim duke thënë edhe duhet hedhur poshtë gjitha pretendimet rreth marrjes së vaksinës.

Qytetari, Heset Hasani i cili mori dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 për KosvaPress ka treguar se ai nuk ka pasur komplikime siç janë ngritur në opinion. Hasani u bëri thirrje qytetarëve që të lënë anash gjitha pretendimet dhe të marrin vaksinën që në këtë mënyrë të sigurojnë shëndetin e tyre, familjes dhe gjithë rrethit.

Hasani:Kjo është doza e dytë dhe gjithçka ka shku në rregull

“Kjo është doza e dytë dhe gjithçka ka shkuar në rregull. Dozën e parë kur e kam marrë kur kom aplikuar dhe brenda tri dite e kam marrë dozën e parë, kom ardh këtu për 15 minuta e kom kry kurrfarë reni as kurrgjë s’kam prit, s’kam pas komplikime[...]Shumica frikësohen pa nevojë, marrin njëfarë traume pa pas kurrfarë nevoje, nuk ke nevojë me marrë traumë, nuk është asgjë kjo, e merr vaksinën e siguron vetën, e siguron familjen, i siguron gjithë qytetarët,” ka thënë ai.

Gjithçka i shkoi mirë me marrjen e vaksinimit edhe Meredin Muratit. Ai tha se gjithsecili duhet të largoj friken për marrjen e vaksinës.

Murati:Jam vaksinuar me dozën e dytë

“Jam vaksinuar me dozën e dytë, gjithçka ka qenë mirë, perfekt ka qenë. Këtu nuk ka kurrfarë frike, gjithë bota është duke i marrë, veç shqiptarët kanë frikë; “Mos i merr, mos i merr”. Qeveria s’mundet as kënd personal në shtëpi me vaksinu, ata vet duhet ta dinë këtë,” ka thënë ai.

Kurse qytetari tjetër, tha se nuk ka pas probleme gjatë vaksinimit. E që shton se shihet se si është përhap virusi e që duhet të vaksinohen qytetarët.

Qytetari1:Nuk kam pasë problem

“Jam vaksinu për herën e dytë, nuk kam pasë problem as herën e parë. Mjekësia nuk janë të padijshëm, ata bëjnë thirrje tek të gjithë se duhet me u vaksinu, po shihet qysh është përhap vaksinonu, po i them çdo kujt,” ka treguar ai.

Në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se janë dhënë 19.526 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 922.623 doza të vaksinës.

Sipas vendimit të qeverish nga data 13 shtator vaksinimi do të fillojë edhe ditëve të diela.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat