28 të vdekur nga Covid në Kosovë, ky është numri i të infektuarve

Aktuale

28 të vdekur nga Covid në Kosovë, ky është numri i të infektuarve

Nga: G.B Më: 6 shtator 2021 Në ora: 14:56
QKUK

28 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid 19, në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, janë shënuar 489 raste të reja me Covid, ndërsa janë shëruar 859 persona, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë:

06 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 6.310 testime, 489 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 859 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 124.711.

Në total numri i rasteve aktive është 25.290.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat