Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka falënderuar ShBA-në për donacionin e 503.100 doza të vaksinës antiCOVID.
“Faleminderit SHBA për 503.100 doza të vaksinave Pfizer”, ka shkruar ai.
Me tutje deputeti Haxhiu ka thënë se këto vaksina qe ShBA i ka dhuruar sot Kosovës, janë donacioni më i madh i vaksinave përmes mekanizmit COVAX.
Ndërsa në fund ai ka kritikuar Qeverinë Kurti që vaksinat ka planifikuar t’i përdor vetëm për fushatë elektorale dhe jo më herët për shpëtim të shëndetit dhe jetës së qytetarëve.