I kërkoi të hesht, Haxhi Avdyli i kundërpërgjigjet Bardhyl Metës - e quan shërbëtor të Isa Mustafës

Aktuale

I kërkoi të hesht, Haxhi Avdyli i kundërpërgjigjet Bardhyl Metës - e quan shërbëtor të Isa Mustafës

Nga: A.M Më: 6 shtator 2021 Në ora: 16:56
Haxhi Avdyli

Në rrjetet sociale ka filluar një përplasje e ashpër në mes anëtarit të LDK-së, Bardhyl Meta dhe deputetit të Listës ‘Guxo’, Haxhi Avdyli.

Çdo gjë filloi me një postim të deputet Avdylit në lidhje me donacionin e vaksinave antiCovid-19 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ishte Meta ai i cili i kërkoi Avdylit që të hesht dhe të mos flasë për vaksinat, pasi ka një mungesë të mobilizimit dhe programit konkret për vaksinim nga qeveria.

"Burim Karameta, mund të flas - apo të hartojë vet një plan Vaksinimi - se është punetorë dhe burr me karakter, Ti: Hesht! Aparatçik!”, shkroi Meta në komentin e tij drejtuar deputetit të Listës ‘Guxo’, përcjell “Bota sot”.

E reagimi i Avdylit ishte i menjëhershëm i cili e quajti Metën aparatqik të dështuar të Isa Mustafës.

“Në apelin tim për vaksinim, aparatqiku i dështuar i Isa Mustafës, më quan aparatqik, edhe pse pozita ime buron nga 27.000 vota, kurse ky ishte dhe mbetet shërbëtor edhe atë i dështuar i aparatit të prishur të Isa Mustafës”, shkroi deputet Avdyli në Facebook, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat