Blinken flet pas bisedës me Kurtin, nuk i harron as qytetarët e Kosovës

Aktuale

Blinken flet pas bisedës me Kurtin, nuk i harron as qytetarët e Kosovës

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 17:59
Albin Kurti, Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është deklaruar pas bisedës telefonike me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Blinken bën të ditur se ka falënderuar Kurtin për pritjen e afganëve teksa rikujton se shumë qytetarë të Kosovës dikur ishin edhe vetë refugjatë.

Në bisedën time sot me Kryeministrin e Kosovës Albin Kuri e falenderova qeverinë dhe popullin e Kosovës për pritjen e afganëve në rrezik.

Qytetarët e Kosovës, shumë prej të cilëve dikur refugjatë vetë, sërish kanë demonstruar gatishmërinë dhe kapacitetin e tyre për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale”, shkroi Blinken në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat