Kryeministri Kurti emëron edhe një zëvendësministër

Aktuale

Kryeministri Kurti emëron edhe një zëvendësministër

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 18:10
Albin Kurti dhe Mevlud Sinani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar edhe një zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Mevlud Sinani është zëvendësministri më i ri në Qeverinë Kurti..

Kurti i ka uruar suksese Sinanit në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij.​

"Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Mevlud Sinanin, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij", thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat