Ceremonia e shugurimit të kreut të kishës Ortodokse serbe në Cetinje të Malit të Zi, është shoqëruar me përleshje dhe protesta të dhunshme.
Emërimin e kreut të Kishës Ortodokse serbe në Mal të Zi, publicisti Andi Bushati e sheh si një tentativë të Serbisë për të mbrojtur idenë e “Serbisë së Përjetshme” dhe për të bashkuar serbët dhe “pro-serbët” e të gjithë Ballkanit.
Në emisionin “Shock” Bushati tha se kjo sjellje e Serbisë duhet të jetë shqetësuese edhe për shqiptarët, duke iu referuar qëndrimeve të kundërta të kryeministrit shqiptar Rama dhe kryeministrit të Kosovës Kurti në lidhje me qëndrimin e shteteve të rajonit kundrejt historisë.
“Rama mendon se Ballkani bëhet më i mirë duke harruar historinë dhe duke parë nga e ardhmja. Kurti nuk mund të bëjmë përpara për sa kohë kemi Serbinë që politikat e saj të të nesërmes i ka të bazuara te trashëgimia e saj e të shkuarës”, u shpreh Bushati.
Andi Bushati tha se ajo që ka ndodhur në Mal të zi është orkestruar nga Serbia e cila “një herë del në Mal të Zi, një herë në Kosovë dhe një herë në Bosnje”.
Për Bushatin, Serbia është faktor në Ballkan që e sheh të nesërmen me syzet e të shkuarës.