Në Klinikën e Pediatrisë, janë duke u trajtuar tre fëmijë të prekur me COVID-19, dy në gjendje stabile dhe një në gjendje të rëndë shëndetësore, ka thënë doktoresha Violeta Grajqevci.
“Numri i rasteve që janë të hospitlaizuar në Klinikën e Pediatrisë gjegjësisht në repartin Covid janë tre fëmijë. Gjendja e dy fëmijëve është stabile kurse fëmija i tretë është me frymëmarrje të asistuar dhe në gjendje të rëndë shëndetësore. Për momentin vetëm njëri prej tre fëmijëve është në oksigjeno-terapi në gjendje të rëndë”.
Doktoresha Grajqevci tha se nuk kanë pasur asnjë rast të vdekjeve me variantin e ri të Covid-19.
“Ne nuk kemi pasur numër të vdekjeve me variantin e ri të sëmundjes me Covid-19. Kështu që për momentin nuk mund të flasim për shkaqe të vdekjes sepse nuk kemi pasur ndonjë rast të tillë”.