Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK-ja, Daut Haradinaj, ka reaguar pas arrestimit kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqajt.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj thotë se kushtetuta e Kosovës garanton të drejtën për të protestuar.
“Prandaj arrestimi dhe përgjakja e Dardan Molliqajt duhet të jetë rast për Inspektoriatin Policor, për të verifikuar se a ka pasur tejkalim të kompetencave”, ka shkruar më tej Haradinaj.
Molliqaj u arrestua sot pasi ai dhe aktivistët e tjerë e kanë ndërprerë konferencën e Kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova.