Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas arrestimit të disa aktivistëve të PSD-së, pasi ndërprenë konferencën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se VV s’ka qenë asnjëherë kundër Speciales dhe andaj nuk mund të gjendet askund vota e tyre kundër, përcjell Bota sot.
Musliu ka thënë se ata prandaj sot japin urdhra që të arrestohet kushdo që është kundër kësaj gjykate.
Postimi i saj i plotë:
Në shumë intervista e kam thënë që VV s’ka qenë asnjëherë kundër gjykatës speciale.
Ata kanë punu shumë që të bëhet kjo gjykatë. Prandaj nuk e gjeni askund në procesverbale dhe transkripte të Kuvendit votën e tyre kundër.
Prandaj sot ata, japin urdhra që kush do që është kundër gjykatës të përgjaket e të burgoset.
Për ditë po e tregojnë fytyrën e vërtetë.