Profesori në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, ka reaguar në lidhje me deklaratat e ndryshme lidhur me Gjykatën Speciale.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook u shpreh se të gjithë ata që ‘lehnin’ pro Specialës në të kaluarën, tani po fajësojnë ata që e kundërshtuan atë.
Madje, profesori kërkoi nga deputetët që kanë votuar pro saj ta mbyllin gojën.
“Krejt ata që ‘lehnin’ pro Gjykatës Speciale sot janë ri-patriotizu dhe fajësojnë për atë Gjykatë ata që ishin kundër saj.
Bile ata që e kanë votu n’Kuvend ish dasht me e mbyllë gojën dhe fejsbukun deri në vitin 2040”, deklaroi Kraki, përcjell "Bota sot".
Postimi i plotë
Sa interesant…
Krejt ata që ‘lehnin’ pro Gjykates speciale sot janë Ri-patriotizu dhe fajësojnë për atë Gjykatë ata që ishin kundër saj.
Bile ata që e kanë votu n’Kuvend ish dasht me e mbyllë gojën dhe fejsbukun deri në vitin 2040.