Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri ka vizituar sot shoqatën “Martirët e lirisë”, e cila me projektet e saj për gatimin e ushqimeve tradicionale po krijon mirëqenie e punësim edhe për gra tjera.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se gratë janë inkuadruar shumë mirë, jo vetëm sa i përket gatimeve tradicionale, por edhe nëpër shumë fusha të bujqësisë ato po tregohen shumë të suksesshme.
“Drejtuesja e kësaj organizate Vildane Mulaku, me përkushtimin e saj maksimal angazhoi disa gra dhe bashkë po bëjnë një punë të mrekullueshme duke na i mbushur tavolinat me ushqimet më të mira tradicionale”, ka shkruar Tahiri.
Postimi i plotë:
Në qendër të programi + 4 kemi vendosur punësimin e përkrahjen e grave
I lumtur që sot i vizitova zonjat e shoqatës “Martirët e lirisë”, të cilat me projektet e tyre për gatimin e ushqimeve tradicionale u bënë të zonjat e vetës dhe mbajtëse të familjes, duke krijuar mirëqenie e punësim edhe për gra tjera.
Të përkrahur edhe nga Komuna dhe disa organizata të tjera mes sakrificave të shumta arritën që për 9 vite të punojnë me shumë përkushtim.
Gratë janë inkuadruar shumë mirë, jo vetëm sa i përket gatimeve tradicionale, por edhe nëpër shumë fusha të bujqësisë ato po tregohen shumë të suksesshme.
Drejtuesja e kësaj organizate znj. Vildane Mulaku, me përkushtimin e saj maksimal angazhoi disa gra dhe bashkë po bëjnë një punë të mrekullueshme duke na i mbushur tavolinat me ushqimet më të mira tradicionale.