Zemaj: Nga Danimarka më kontaktuan për të na ofruar 250 mijë vaksina, nuk e di çfarë ka ndodhur

Aktuale

Zemaj: Nga Danimarka më kontaktuan për të na ofruar 250 mijë vaksina, nuk e di çfarë ka ndodhur

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 23:39
Armend Zemaj

Ish-ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë në emisionin dPt te Fidani se para dy muajve shteti i Danimarkës e ka kontaktuar për ofrimin e 250 mijë vaksinave duke menduar se ai është ende ministër. Zemaj ka thënë se po atë ditë ia ka përcjellë këtë ministrit Arben Vitia dhe autoriteteve, por shton se ende nuk e di çfarë ka ndodhur me këtë premtim.

“Ata duke menduar se unë isha ende ministër i Shëndetësisë në Kosovë, mu drejtuan me një e-mail para dy muajve ku më ofruan 250 mijë vaksina anti-Covid. Unë kisha 6 muaj që nuk isha ministër. Ja kam përcjellë menjëherë, po atë ditë ministrit të shëndetësisë por ende nuk e di se cfarë ka ndodhur. Deputët shkuan në pushim ndërkohë që qeveria nuk ka thënë asnjë fjalë në lidhje me këto vaksina”, ka thënë Zemaj.

Tutje kur është pyetur edhe njëherë nga moderatori, ai ka pohuar përsëri se po atë ditë ia ka përcjellë ministrit e-mailin.

“Po, po atë ditë ja kam përcjellë ministrit”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat