Publicisti dhe ish kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Liri Loshi ka ironizuar lidhur me akuzat që po i bëhen qeverisë dhe kryeministrit Kurti për incidentin e djeshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe zyrtarëve të PSD-së.
Loshi në formë ironie ka thënë se kryeministri Kurti kinse iu ka thënë policëve që të ushtrojnë dhunë ndaj Dardan Molliqajt.
Madje ironia e tij shkon deri në atë pikë sa thotë se polici tashmë nuk merr urdhra nga drejtori i tij në polici por direkt nga kryeministri.
“Rrehe Dardanin! Edhe kur ta rrehësh rrehe fort! - i paska thanë Albini policit. S’ka ma polici me marre urdhra prej drejtorit të vet. I merr drejt prej kryeministrit. Shyqyr që na ka ardhë dita me e rrehë Dardanin, me e shkoqë! Edhe jo veç Dardanin, po kush t’na e prishë kemi me e rrehë. Shyqyr që u ba polici me marrë urdhēr drejt prej kryeministrit”, shkruan Loshi në profilin e tij në Facebook.