Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale.
Numrat që janë tërhequr kanë filluar nga 101 deri në 189.
Nisma Socialdemokrate, në zgjedhjet e 17 tetorit do ta ketë numrin rendor në fletëvotim 119.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), do të ketë numrin 121.
Lëvizja Vetëvendosje (VV), do të ketë numrin 144.
Kurse Aleanca Kosova e Re (AKR) do të renditet me numër 149.
Përderisa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të ketë në fletëvotim numrin 177.