Indiferenca e rrezikshme e Edi Ramës ndaj paralajmërimeve të Vuçiqit/ Publicisti ka një mesazh për “kinse patriotët”

Aktuale

Indiferenca e rrezikshme e Edi Ramës ndaj paralajmërimeve të Vuçiqit/ Publicisti ka një mesazh për “kinse patriotët”

Nga: M.L. Më: 8 shtator 2021 Në ora: 11:46
Edi Rama, Aleksandër Vuçiq

Publicisti Emin Azemi ka komentuar paralajmërmin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për një fushatë të egër kundër Kosovës sa i përket anëtarësimit në Interpol dhe UNESCO.

Ai ka thënë kryeministri Edi Rama nuk po tregon se si do ta pengojë projekti “Ballkani i hapur” këtë fushatë.

Vuçiqi ka paralajmëruar një fushatë të egër kundër Kosovës, duke e mposhtur atë, siç u shpreh ai, në Interpol dhe UNESCO. Ai nuk e ka ndërmend me heqë dorë nga lobimi për çnjohje të Kosovës... (S')Edi Rama nuk po na tregon se si mundet projekti i tij BALLKANI I HAPUR ta pengojë këtë fushatë antiKosovë. Nëse kjo nuk na bëhet e qartë, atëherë i bie që pas lobimit serb për çnjohje është përgjegjëse edhe indiferenca e (S')Edi Ramës”, u shpreh Azemi.

Ai ka thënë se indiferenca e Ramës është e rrezikshme.

Nganjëherë indiferenca është më e rrezikshme, sidomos kur ajo vjen si inerci e veprimeve naive që paketohen si gjoja diplomaci e matur.... "Kinse patriotët" janë në pritje se çka po ndodhë në relacionin Tiranë-Beograd në raport me zhvillimet e ardhshme në Kosovë dhe rreth Kosovës....” Të fala (S')Edi Ramës!”, ka përfunduar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat