Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, do ta mbajë numrin 113 në zgjedhjet lokale.
Ky numër për Jasharin u bë i ditur pas shortit të hedhur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Zgjedhjet do të mbahen më 17 tetor.
KQZ ka bërë të ditur edhe renditjen e partive tjera ne fletëvotim.