24 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Kosovë.
Viktima më e re gjatë kësaj kohe është një 2-vjeçar nga Peja.
Viktimë e virusit është edhe një 22 vjeçare nga Gjilani.
Po ashtu, gjatë kësaj kohe ka vdekur edhe një grua nën moshën 40 vjeçare nga Malisheva.
Viktima janë edhe 4 persona të moshës 40-49 vjeçare, 2 nga Malisheva, 1 nga Prishtina dhe 1 nga Lipjani.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/September/08/auto_viktima1631107840.jpg)