Kryetari i AAK-së, Ramuash Hajradinaj, ka pritur në takim përfaqësues të shumë partive, që janë bashkuar për të mirën e qytetarëve në Inciativën Qytetare “Mitrovica”.
Sipas tij, mbështetja e qytetarëve për këtë iniciativë, është përcaktim për rritjen e mirëqenies, zhvillimit dhe qeverisjes së mirë.
Postimi në Facebook:
Mbështetje të plotë për bashkimin e partive shqiptare, boshnjake dhe shoqërisë civile në Mitrovicën e Veriut.
Kënaqësi të takoj sot, në selinë e Aleancës, përfaqësues të shumë partive, që janë bashkuar për të mirën e qytetarëve. Iniciativa Qytetare “Mitrovica”, përfaqëson një vlerë të re të bashkimit dhe përfaqësimit qytetarë pa dallime etnike e partiake.
Qytetarët që jetojnë në këtë komunë, duhet të përmirësojnë jetën e tyre dhe të krijojnë një të ardhme më të mirë për vete dhe fëmijët e tyre. Në këtë kontekst, mbështetja e tyre për këtë iniciativë, është përcaktim për rritjen e mirëqenies, zhvillimit dhe qeverisjes së mirë.
RH