Kurti: Të premten shënojmë administrimin e 1 milion dozave të vaksinës

Aktuale

Kurti: Të premten shënojmë administrimin e 1 milion dozave të vaksinës

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 16:54
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova të premten shënon administrimin e 1 milionë dozave të vaksinave kundër Covid-19 dhe u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Kurti ka thënë se aktualisht Kosova ka në stoqe 580,000 vaksina Pfizer dhe 20,000 vaksina Astra Zeneca.

“Duhet të vazhdojmë me masat, i kemi edhe vaksinat e do të vijnë edhe më shumë vaksina, i inkurajoj të gjithë qytetarët që pa humbur kohë të vaksinohen pasi ky është një virus vdekjeprurës me rrezik të lartë e vaksinimi e ulë rrezikun për 20 herë.

Pasnesër do të shënojmë administrimin e 1 milionë dozave të vaksinës, me ç ’rast 2/3 kanë marrë një dozë ndërkaq përafërsisht 1/3 i kanë marrë të dy dozat”, ka thënë Kurti, pas vizitës që ka zhvilluar të mërkurën në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat