Autori i emisionit “Zëri i Amelikës”, Shkodran Hoti, ka dhënë një parashikim të tij lidhur me zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 17 tetor.
Ai ka thënë se vetëm katër deri në pesë komuna do të fitohen pa balotazh në zgjedhjet lokale.
“Nga ç'po shihet, në zgjedhjet e sivjetshme lokale, një gjë po shihet qartë: Shumë pak komuna fitohen pa balotazh. Mbase 4-5”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook.
Ndryshe, sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale./BS