Oficeri dhe një nga ish komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që jeton në Zvicër, Hafi Hoxha, ka treguar se sa ishte në Kosovë kishte dëgjuar për vende ku jepeshin teste false për CoVID-19, për mërgimtarët.
“ABSURDE ! Pse nuk dëgjova që u arrestua dikush nga ata që kanë dhënë teste false për Covid- 19! Unë isha në KS vetëm dy dit dhe dëgjova ku japin teste false për Covid-19 ! Jam i vaksinuar, s`kisha nevojë për test, por dëgjova që shumë kanë dhënë teste false edhe kur ishin klientët me Covid-19 testin e merrnin pa Covid!”, ka shkruar Hoxha në profilin e tij në Facebook.
Sipas tij, ky është krim dhe shkelje e ligjit, më shumë se sa një qytetarë kur nuk bart maskë dhe dënohet nga policia!
“Ku janë organet kompetente, AKI, policia hetimore që duhet t`i zbulojnë këto qendra e këta individë që pasurohen dhe lëshojnë dokumente false e që e dëmtojnë shumë shëndetin e njerëzve !? Unë qytetarë i rëndomtë për dy dit qëndrimi në KS po e di ku i japin ato teste e organet e shtetit aty nuk po e dinë! Çfarë ABSURDITETI !!!”, shkruan Hoxha.