U raportua se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po dyshohet për keqpërdorim të mbi 104 mijë eurove me një tender për sistemin e kamerave.
Një komision prej tre anëtarëve kishte nënshkruar pranimin e mallit, por në fakt malli nuk ekziston në depon e QKUK-së. Menaxhmenti i QKUK-së e ka raportuar rastin në Polici dhe Prokurori, pas raportit të Auditimit të Brendshëm.
Bekim Salihu, hulumtues i lartë në institutin GAP ka bërë një postim në formë të batutës për kamerat në QKUK.
Batuta e tij ishte se kush i merr pajisjet edhe i kontrollon kamerat.
Postimi: