Një ngjarje tragjike sonte e ka tronditur Pejën, ku nga armët e zjarrit kanë mbetur të vrarë kandidati për kryetar i PDK-së, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati i PDK-së për Deçanin, Blerand Kadrijaj, derisa i plagosur ka mbetur vëllai i Astritit, Avniu.
E lidhur me rastin media ka folur me familjarët e Astritit:
"Vëllau i Astriti, Avniu është në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën. Deri me sot nuk kanë pas ndonjë konfilkt të mëhershëm.
Nuk e kanë idenë pse ka ardhur deri tek kjo ngjarje, janë të tronditur... madje lajmin e kanë kuptuar nga mediat".