Qyteti i Pejës është tronditur në mbrëmjen e së mërkurës, pasi dy qytetarë janë vrarë pas gjuajtjeve me armë zjarri.
Sipas mediave vendore të vdekur kanë mbetur kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, dhe ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj.
Pas këtij rasti tragjik kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është larguar nga stadiumi ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Aty ku ishte duke e shikuar ndeshjen mes Kosovës dhe Spanjës, që po zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.