Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti porsa zhvilloi sonte një bisedë telefonike me Kryetaren e Komunës së Tetovës për ngjarjen e rëndë në një spital modular atje.
Eksplodimi i fuqishëm duket që ka marrë shumë jetë njerëzish, kryesisht pacientë.
Kryeministri Kurti i shprehu ngushëllime Kryetares Arifi për këtë tragjedi dhe gatishmërinë për ndihmë.
Për këtë kryetarja Arifi e falënderoi kryeministrin Kurtin.