Vrasja e dy zyrtarëve të PDK-së në Pejë, ky është reagimi i kryeministrit Kurti

Aktuale

Vrasja e dy zyrtarëve të PDK-së në Pejë, ky është reagimi i kryeministrit Kurti

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 23:21
Albin Kurti, Blerand Kadriaj dhe Astrit Ademaj

Për vrasjen e dyfishtë në Pejë ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ka ftuar organet e rendit që me seriozitetin më të lartë, sa më parë të zbardhin rastin e kësaj vrasjeje të dyfishtë.

Përmes një statusi në Facebook, kryeministri Kurti u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave, miqve dhe bashkëpunëtorëve nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ky është statusi i plotë i Kurtit:

Sonte u tronditëm nga ngjarja e rëndë që ndodhi në qytetin e Pejës. Sipas konfirmimit zyrtar të Policisë së Kosovës në vendin e ngjarjes kanë mbetur të vrarë dy qytetarë të vendit tonë, kandidati për kryetar të komunës së Pejës, A. A., dhe, ish kandidati për kryetar të Deçanit, B. K., të dy nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, miqve dhe bashkëpunëtorëve nga Partia Demokratike e Kosovës. Në këto momente të vështira bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre për këtë humbje kaq tragjike.

Ftoj organet e rendit që me seriozitetin më të lartë, sa më parë të zbardhin rastin e kësaj vrasje të dyfishtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat