Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrijaj, ka reaguar për vrasjen e dyfishtë në Pejë.
Ajo ka thënë se Blerand Kadrijaj, ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Deçanit, është kushëriri i saj, përcjell Bota sot.
Deputetja ka thënë se Blerandi ishte një djalë i sjellshëm e i shkolluar.
Reagimi i saj në Facebook:
E tronditur thellë me ngjarjen që ndodhi në Pejë e ku mbeti i vrarë kushëriri i jonë Blerand Kadrijaj.
Blerandi ishte një djalë i sjellshëm e i shkolluar. Ai ishte i respektueshëm dhe i dashur për rrethin dhe shoqërinë.
Ngushëllime për familjen, rrethin familjar dhe shoqëror.
Uroj që ngjarje të tilla të mos përsëriten!
Pos Kadrijajt, i vrarë mbeti edhe kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës Astrit Ademaj, ndërsa vëllai i tij që u plagos, është arrestuar nga policia./BS