Edhe LDK ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë në Pejë ku mbeten të vrarë dy zyrtarë të PDK-së dhe një person tjetër u plagos.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se kanë të tronditur nga kjo ngjarje, teksa iu ka shprehur ngushëllime familjeve dhe kryetarit të PDK-së.
“Të gjithë jemi tronditur nga vrasja e dyfishtë që ndodhi sonte në Pejë.
U shpreh ngushëllime familjeve Ademaj dhe Kadrijaj si dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, për humbjen e dy zyrtarëve të saj”, thuhet në reagimin e LDK-së.