“Na këpute në shpirt Blerand Kadrijaj”, fjalët e kryetarit të Deçanit për vrasjen në Pejë

Aktuale

“Na këpute në shpirt Blerand Kadrijaj”, fjalët e kryetarit të Deçanit për vrasjen në Pejë

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 00:11
Blerand Kadrijaj

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur në Pejë.

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sonte në qytetin e Pejës ku viktima janë dy zyrtarë të PDK-së.

Të vrarë kanë mbetur kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, si dhe ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj, ndërkohë që është plagosur edhe një person tjetër.

“Na këpute në shpirt Blerand Kadrijaj”, ka shkruar shkurt Ramosaj për bashkëvendasin e tij.

Për vrasjen e dyfishtë deri më tani është arrestuar vetëm një person.

Zyrtarë të lartë shtetërorë kanë kërkuar zbardhjen sa më të shpejtë të detajeve të rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat