Kusari: Lutemi për viktimat dhe të gjithë që pësuan mbrëmë nga zjarri

Aktuale

Kusari: Lutemi për viktimat dhe të gjithë që pësuan mbrëmë nga zjarri

Nga: A.SH Më: 9 shtator 2021 Në ora: 06:48
Shpërthimi në spitalin e Tetovës

Një tragjedi ka ndodhur mbrëmë në Tetovë, ku humbën jetën dhjetëra persona nga djegia e Spitalit në Tetovë.

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari lutet për viktimat dhe të gjithë që pësuan mbrëmë nga zjarri.

Ajo gjithashtu shpreh ngushëllime për familjet e viktimave dhe Kryetares së Tetovës, Teuta Arifi.

Shkrimi në Facebook:

Lutemi për viktimat dhe të gjithë që pësuan mbrëmë nga zjarri që shpërtheu në spitalin modular për pacinetët me Covid në Tetovë.

I shpreh ngushëllimet e mia familjeve të viktimave dhe Kryetares së Tetovës, Teuta Arifi

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat