Ministri Mehaj i ofron ndihmë kryetares Arifi për tejkalimin e tragjedisë në Tetovë

Aktuale

Ministri Mehaj i ofron ndihmë kryetares Arifi për tejkalimin e tragjedisë në Tetovë

Nga: A.SH Më: 9 shtator 2021 Në ora: 09:01
Foto nga tragjedia që ndodhi mbrëmë në Tetovë

Ministri Mehaj shpreh ngushëllime ofron ndihmë për tejkalimin e tragjedisë në Tetovë

Pas tragjedisë që ndodhi në Spitalin e Tetovës, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përveç që ka shprehur ngushëllime, u ka ofruar ndihmë për menaxhimin dhe tejkalimin e tragjedisë në spitalin modular të Tetovës.

“Me dhembje të madhe, shpirt e mendje me Tetovën!”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Postimi në Facebook:

Me dhembje të madhe, shpirt e mendje me Tetovën!

Ministres së Mbrojtjes Shekerinska dhe kryetares se Tetoves, Teuta Arifit, përveç ngushllimeve i kam ofruar të gjitha kapacitetet tona për menaxhimin dhe tejkalimin e tragjedisë në spitalin modular të Tetovës.

Familje të viktimave dhe të lënduarëve jemi me ju!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat