Haradinaj për tragjedinë në Tetovë: Në këtë kohë dhembje, jemi bashkë me familjet që pësuan

Aktuale

Haradinaj për tragjedinë në Tetovë: Në këtë kohë dhembje, jemi bashkë me familjet që pësuan

Nga: A.SH Më: 9 shtator 2021 Në ora: 09:53
Foto nga tragjetia që ndodhi në Tetovë

Pas ngjarjes tragjike që ndodhi në Tetovë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për familjet që pësuan nga shpërthimin në spital.

“Solidarizohemi me kryetaren e komunës znj. Teuta Arifi dhe të gjitha autoritetet shtetërore atje, për përpjekjet e tyre në shpëtimin e jetëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi në Facebook:

I trishtuar nga tragjedia në spitalin modular të Tetovës.

Në këtë kohë dhembje, jemi bashkë me familjet që pësuan, ndërsa lutemi për shërimin sa më të shpejtë për të gjithë të lënduarit.

Solidarizohemi me kryetaren e komunës znj. Teuta Arifi dhe të gjitha autoritetet shtetërore atje, për përpjekjet e tyre në shpëtimin e jetëve.

RH

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat