​Specialja cakton seanca e radhës ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Aktuale

​Specialja cakton seanca e radhës ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 11:47
Të akuzuarit nga Specialja

Gjykata Speciale ka caktuar seancën e radhës përgatitore në çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas njoftimit, seanca e radhës ndaj tyre do të mbahet të martën më 14 shtator në orën 14:30.

Përndryshe, aktakuza ndaj ish-eprorëve UÇK-së u bë më 26 tetor të vitit 2020. 

Ata gjenden në paraburgim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat