​PDK për tragjedinë në Tetovë: Kosova do të jetë përherë pranë tyre

Aktuale

​PDK për tragjedinë në Tetovë: Kosova do të jetë përherë pranë tyre

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Thellësisht të prekur nga tragjedia që ka kapluar Tetovën mbrëmë.

Partia Demokratike e Kosovës u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për të gjitha familjet që humbën më të dashurit e tyre në tragjedinë që ndodhi mbrëmë në Tetovë.

Në një bisedë me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, e po ashtu edhe me kryetaren e Tetovës, Teuta Arifi, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur gjithë solidaritetin tonë me familjet e viktimave, qytetarët e Tetovës dhe institucionet lokale e qendrore.

“Kosova do të jetë përherë pranë tyre”, thuhet në një postim të PDK-së në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat