Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojë bashkë me Aleancën Kosova e Re në Komunën e Vushtrrisë, në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së dhe i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
“LDK dhe AKR hyjnë në koalicion në Vushtrri. Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit garojmë e fitojmë bashkë sepse Vushtrria është për të gjithë. Bujar Saraçi me numër 19 në listën tonë fituese përfaqëson AKR. Faleminderit Arta, Bujar, Medina, Mirjeta e Seadi dhe gjithë ekipi i Degës së AKR në Vushtrri. Jam i nderuar me ju pri një ekipi profesionistësh për qytetin që e duam!”, ka shkruar Tahiri, përcjellë “Bota sot”.