“I zgjedhur nga kriminelët që e rrethuan Thaçin”/ Halil Geci me kritika të ashpra për Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun

Aktuale

“I zgjedhur nga kriminelët që e rrethuan Thaçin”/ Halil Geci me kritika të ashpra për Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun

Nga: N.Sh Më: 9 shtator 2021 Në ora: 18:09
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci ka vazhduar kritikat e tij në drejtim të PDK-së dhe LDK-së.

Kësaj radhe, Geci ka kritikuar dy krerët e këtyre dy partive politike, Memli Krasniqin e PDK-së dhe Lumir Abdixhikun e LDK-së.

Geci në një shkrim të gjatë, dërguar gazetës “Bota sot”, thotë se Memli nuk është zgjedhur nga elektorati i PDK-së por nga ‘kriminelët që e rrethonin Hashim Thaçin”.

Ai shkruan se Memli është zgjedhur nga kryetarët e korruptuar dhe të ndjekur nga drejtësia.

Memli i zgjedhur nga kriminelët që dje e rrethonin Hashimin, e jo nga elektorati i gjerë i PDK-së e kanë sjellur këtë parti që të mos ekzistoj ma në skenën politike duke e larguar Enver Hoxhen i cili ka qenë 1000 herë ma i mirë dhe ma i ngritur se Çakalli i vogël Memli i Hashimit dhe rrethit të tij”, shkruan Geci në shkrimin e tij.

Ai gjithashtu ka kritikuar edhe Lumirin e LDK-së, ku thotë se, edhe LDK-ja ka Zhark sikurse të PDK-së.

Ai e ka kritikuar Lumirin për të cilin thotë se nuk e kishte besimin e bazës së LDK-së dhe se ka dal nga vizioni Rugovian.                    

Interesant është se edhe Thaçi edhe Kadria edhe Haradinaj janë munduar që sa ma shumë të kthehen nga urtësia dhe programet e Rugovizmit, kurse LDK-ja gjithmonë i ka ikur këtij programi duke tentuar që se cili që e merrte kreun e partisë kishte dëshirë që të len gjurmë dhe emër njësoj si Rugova”, shkruan tutje Geci.

Shkrimi i plotë i Halil Gecit:

PDK-ja me Memli Krasniqin dhe LDK-ja më Lumir Abdixhikun duke mos i llogaritur partitë e vogla në krahasim me liderin e aktual të VV-së të jep me mendua, me analizuar dhe më gjykua se ta krahasosh Memlin e Milazimit dhe Lumin e LDK-së me Albin Kurtin është si ta krahasosh natën me ditën.

Po nisemi me PDK-në, i zgjedhuri i PDK-së, Memli Krasniqi i biri i Mulla Milazimit profesorit universitar të ikur në Zvicër nga lufta, dhe i përzan po ashtu nga Shërbimi Inteligjent Zviceran në mes të natës pa pasur kohë me i mbathur opingat, ashtu zhveshur  e zbathur siç janë qëlluar, me Memlushin e vogël për dore drejtë Kosovës.

Dyshohet se shërbimi i inteligjencës shtetërore Zvicerane ka peërcjellur dhe vëzhguar veprimtarin e Mulla Milazimit si përkrahës i grupeve radikale Islamike, dhe kanë ardhur në përfundim se Milazimi duhet të largohet nga Zvicra  urgjentisht, ngase veprimet e ti janë te rrezikshme, dhe mu për ata shteti Zviceran ka marr vendim ta largojnë nga Zvicra, pa pasur mundësi as ti mbathi jemenitë e Arabisë.

Sot ai Memli i Mulla Milazimit i zgjedhur nga kriminelët që dje e rrethonin Hashimin, e jo nga elektorati i gjerë i PDK-së e kanë sjellur këtë parti që të mos ekzistoj ma në skenën politike Kosovare, duke e larguar Enver Hoxhen i cili ka qenë 1000 herë ma i mirë dhe ma i ngritur se Çakalli i vogël Memli i Hashimit dhe rrethit të tij.

Ta krahasosh çakallin e vogël Memlin me Albin Kurtin të jep me kuptua se ky Memli më shumë i ngjan pederit se liderit, ky njihet si një bebe në politikë që nuk ka fuqi intelektuale as politike për ta udhëheq një kope delesh e jo më një shtet të brishtë dhe të shkatërruar e të vjedhur e të plaçkitur nga vet bashkpartiaket e tij, që sot ua ka marrur gjykata e Kosovës me seli në Hagë si kriminelë lufte, gjithashtu kjo parti ka treguar për shumë vjet se aty ku kanë qeverisur me kryetar të rretheve  PDK-ja e kanë vjedhur dhe plaçkitur pa dhimbje këtë vend dhe shumica e kryetarëve të komunave nga PDK-ja, kanë qenë të akuzuar për hajni dhe krime, duke filluar prej Xhabir Zharku dhe zharkoviqve tjerë.

Pikërisht Memli është zgjedhur nga kryetaret e korruptuar dhe të ndjekur nga drejtësia.

Memli i Milës dihet botërisht se nuk ka lidhje me politikë, dhe nuk përmban kurrfarë vlere intelektuale as profesionale bash me asgjë hiqi.

Kuptoni pra se PDK-së është peng e kriminelëve që i ka lënë Hashimi mbrapa, zgjedhja e Memlit për kryetar të PDK-së ka qenë e ndikuar dhe e përgatitur nga kryetaret e komunave ose ma mirë me thënë nga gangsterët e njekur nga drejtësia.

Memlushi nuk është zgjedhur për ta sjellur partinë përpara, por për të luar k... me PDK-në dhe Kosovën.

A e dini pse! Sepse me Memlin e kanë planifikuar gangsterët hajna të ndjekur nga drejtësia, nëse fiton PDK-ja ma lehtë do ta mjelin Kosovën dhe tenderët e tyre ashtu siç i kanë mjelur deri mëe sot.

E njëjta ka ndodhur edhe me LDK-në, gjithashtu edhe LDK-ja e ka një Zharkë me emrin Lutfi shumë ma hajn dhe kriminel se Zharku i PDK-së, te elektorati Rugovian Lumiri njihet si mbeturinë toksike e Isës dhe Hashimit, i zgjedhur shkel e shko pa e pasur besimin nga baza, prandaj LDK me Lumin nuk ka gjasa të ec para, aq ma keq se kjo strukturë udhëheqëse e LDK-së është e dalur komplet nga vizioni Rugovian, me përjashtim të Antonit dhe 4-5 vetave tjerë.

Të gjithë ata që sot kërkojnë Rugovizem në LDK janë rrenca dhe servilë, ngase në LDK ka ma pak Rugovizem. Interesant është se edhe Thaçi edhe Kadria edhe Haradinaj janë munduar që sa ma shumë të kthehen nga urtësia dhe programet e Rugovizmit, kurse LDK-ja gjithmonë i ka ikur këtij programi duke tentuar që se cili që e merrte kreun e partisë kishte dëshirë që të len gjurmë dhe emër njësoj si Rugova.

Erdhi Daci me parti të re dhe thoshte tash është koha e Dacizmit.

Erdhi Isa thoshte tash është koha Isizmit.

Tash na erdhi Lumi po tenton te len gjurmë si LUMIZEM, duke orientuar partin nga interesi i tyre me qëllimin e vetëm bajraktaresk që të lënë gjurmë me emrat e tyre në historikun e LDK-së, si dikur Rugova.

Tentimi i këtyre zuzarëve për ti  matur tirqit me Rugovën, nuk po ua kapin kutit, ngase tirqit e Rugovës janë matur me kuti, kurse tirqit e pasardhësve të Rugovës me centimetra, kjo i bien shul shqip se tirqit e Rugovës nuk ju bin taman bythve të vremçave. Se i cili që ka ardhur në krye të LDK-së e kanë tallagjitur dhe e kanë sjellur LDK-në deri te MUTIZMI.

LDK -ja le ta harron fitoren derisa brenda saj qëndrojnë Lutfi Haziri dhe strukturat e vjetra të saj, e që janë dëshmuar se kanë qenë ata që e kanë sjellur LDK-në në nivelin e partisë të hashkalive, duke bashkëpunuar me krimin dhe kriminelë në interesin e gjepave të tyre e jo në interesin e shtetit dhe të mirave të qytetarëve.

E tëra kjo që ka ndodhur pse LDK  janë bashkua me PDK-në ka qenë nga lakmia për hajni e tendera, mendojnë të bashkohen e ta largojnë Albinin nga pushteti, me qëllimin e vetëm për ta mjelur e shkrryer Kosovën ashtu siç e kanë shkrryer e plaçkitur deri me tash së bashku PDK-LDK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat