Vjen reagimi ndaj Qeverisë Kurti: Keni gabuar, keni lejuar të jeni viktimë e Vuçiqit...

Aktuale

Vjen reagimi ndaj Qeverisë Kurti: Keni gabuar, keni lejuar të jeni viktimë e Vuçiqit...

Nga: P.R Më: 9 shtator 2021 Në ora: 19:55
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

“Gjatë takimit trilateral, pala serbe ka deklaruar se janë dakord që të hapen të gjitha arkivat, sipas tyre nënkupton edhe arkivat shtetërore të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në. Unë mendoj që kjo është në interes tonë sepse shumica e varrezave masive ku pretendohet se janë pjesët e mbetura të mbi 1600 qytetarëve ndodhen në këto varreza për të cilat kanë informata kryesisht arkivat ushtarake të Serbisë“.

Kjo deklaratë e zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, se janë dakorduar me palën serbe për hapjen e arkivave shtetërore, ka nxitur reagime të shumta në Kosovë.

Përmes një postimi në facebook, ka reaguar edhe Visar Berisha, ish këshilltar i Avdullah Hotit, gjatë kohës sa ishte kryeministër.

Ai e quan këtë gabim të qeverisë Kurti.

“Keni gabuar! Ka kohë që Beogradi ka kërkuar nga pala kosovare që të hapen të ashtuqujtunat arkiva te UÇK-së. Kjo ka ardhur si përgjigje refuzuese ndaj kërkesës tonë për hapjen e arkivave të Shërbimit të Sigurimit Publik të Serbisë, Shërbimit ushtarak serb dhe shërbimeve tjera, të cilat Kosova i mbanë përgjegjëse për krimet serbe në Kosovë”, shkruan Berisha, përcjellë “Bota sot”.

“Serbia kërkon arkivat e UÇK-së për të barazuar krimin e saj me krimet imagjinare, jo pse i duhet e vërteta! Qeveria jone ka gabuar! Asnjë arkivë nuk do të mund të hapet. Veç sa keni lejuar të jeni viktimë e një diversion tjetër të Vuçiçit në të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar në reagimin e tij Visar Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat