Vdes edhe një 35 vjeçare nga COVID-19

Aktuale

Vdes edhe një 35 vjeçare nga COVID-19

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 20:40
Sijeta Shabani

Numri i viktimave nga COVID-19 po është në rritje javët e fundit, ku në mesin e viktimave nga ky virus po janë edhe ata të moshës së re.

Gjatë ditës së sotme, ka humbur jetën nga koronavirusi edhe një e re.

Bëhet fjalë për Sijeta Shabani nga fshati Tërrnje e komunës së Suharekës.

E ndjera, ka vdekur në moshën 35 vjeçare si pasojë e infektimit me COVID-19.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët e saj.

Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat