Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ndihet i shqëtësuar me shpejtësinë e madhe që mjedisi ynë po shkatërrohet çdo ditë.
Ai lidhur me denoncimin e shumë rasteve ku po dëmtohet mjedisi dhe natyra që na rrethon, ka falëndëruar mediat.
Postimi i plotë:
Unë jam i shqetësuar me shpejtësinë në të cilën mjedisi ynë po shkatërrohet, mjedisi ku po jetojmë dhe ku do të jetojnë edhe fëmijët tanë. Falënderoj të gjithë ata që ndihmojnë në ndërgjegjësimin e njerëzve për mbrojtjen e natyrës dhe veçanërisht falënderoj mediat për gjithçka që bëjnë në denoncimin e këtij fenomeni dhe në vetëdijësimi e përgjithshëm për të shpëtuar natyrën tonë. Në kohën kur askush, institucionet apo organizatat nuk po bëjnë asgjë që të përdorin ligjin në mënyrë që menjeherë të ndaloj;
- prerjet brutale të pyjeve,
- ndotjen e ujit dhe lumenjve,
- krijimin e pakontrolluar të deponive të mbeturinave ku çdo ditë po helmohet ambienti përreth dhe po krijohën pamje të patolerueshme, pamje qe dëmtojnë shëndetin dhe imazhin tonë
Eshtë përgjegjësi e pashmangshme dhe është momenti i fundit që Qeveria të bëjë gjithçka të mundshme për të parandaluar këtë fenomen që po shkatërron shëndetin dhe imazhin e qytetarëve tanë.