Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku.
Abdixhiku deklaroi në Rubikon se “LDK nuk do të bëj kurrë koalicion me VV-në”.
Manxhuka tha se edhe LDK-ja e Isa Mustafës pati thënë pas rrëzimit të Qeverisë Kurti 1 se nuk do të bëjnë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Me 25 mars 2020 LDK e Isa Mustafës (lexo Abdixhikut) kur rrëzoi Qeverinë Kurti 1 tha “kurrë me VETEVENDOSJE!-n”, tutje është histori”.